• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Beograd studentët paralajmërojnë protestë për pasdite - duam zgjedhje

Në Beograd studentët paralajmërojnë protestë për pasdite - duam zgjedhje

Beograd, 30 maj 2025 (MIA) - Studentët në bllokadë paralajmëruan për pasdite protestë në Beograd nën moton "Duam zgjedhje". Protesta do të fillojë në orën 16:30 me tubim në qendër të kryeqytetit të Serbisë do të protestohet para Prokurorisë së lartë publike dhe do të përfundojë rreth orës 20:00 para ndërtesës së Qeverisë.

Teksti me të cilin studentët kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të lexohet në orën 19:45 pas çka do të vijojnë fjalime që do të shënojnë fundin e protestës.

Më 1 qershor e gjithë Serbia do të jetë në këmbë, publikuan studentët në bllokadë vonë mbrëmë, duke paralajmëruar protesta në qytete të shumta të vendit.

Lista e vendeve të grumbullimit po zgjerohet çdo ditë. Pritet që më shumë qytete t'u bashkohen protestave të studentëve në ditët në vijim. Me pretendimet se "decentralizimi po ngarkohet", studentët në bllokadë kanë publikuar një listë me më shumë se 20 qytete, ku sipas të gjitha gjasave do të protestojnë më 1 qershor. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR