• e hënë, 13 maj 2024

Fitorja ndaj Barcelonës nuk do ta ndryshojë vendimin e Mbapes për ardhmërinë e tij

Fitorja ndaj Barcelonës nuk do ta ndryshojë vendimin e Mbapes për ardhmërinë e tij

Barcelonë, 17 prill 2024 (MIA) - Sulmuesi i PSZh-së, Kilian Mbape u përgjigj në pyetjen nëse kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve do të ndikojë në vendimin e tij për të ardhmen.

"Jo, nuk do ndikojë. Jam krenar që e veshi fanellën e PSZh-së, pasi jam parisien. Ëndërroj ta fitoj Ligën e kampionëve me PSZh-në. Do të tentojmë të shkojmë në 'Uembli'", e citon Mbapen, gazetari Fabricio Romano.

PSZh mbrëmë e mundi Barcelonën me rezultatin 4:1 në ndeshjen kthyese në çerekfinale të Ligës së kampionëve dhe u kualifikua në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6:4 pas dy ndeshjeve, ku do të luajnë kundër Borusia Dortmundit.

Kontrata e Mbapes me PSZh-në skadon në fund të sezonit. Paraprakisht, mediumet publikuan se francezi 25-vjeçar do të largohet nga klubi francez dhe do të kalojë në Real Madrid. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR