• e martë, 23 korrik 2024

Mesi do të mungojë në ndeshjen e Oll-star të MLS-së

Mesi do të mungojë në ndeshjen e Oll-star të MLS-së

Majami, 23 korrik 2024 (MIA) - Ylli më i madh i Inter Majami, Lionel Mesi do të mungojë në ndeshjen Oll-star në MLS, njofton "ESPN".

Futbollisti argjentinas nuk do të mund të luajë në ndeshjen për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në finalen e Kopa Amerika 2024 kundër Kolumbisë.

Gjithashtu, edhe Luis Suarez nga Inter Majami do të mungojë në ndeshjen Oll-star në Ligën amerikane të futbollit.

Ndeshja Oll-star në MLS do të luhet më 25 korrik në Kolumbos, Ohajo dhe do të fillojë në orën 2 sipas kohës së mesme evropiane.

Në këtë ndeshje do të luajnë ekipi me futbollistët më të mirë të MLS-së dhe një ekip me lojtarët më të mirë nga liga meksikane MX. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR