• e mërkurë, 24 korrik 2024

Mançester junajted i gatshëm t'i paguaj Real Madridit 230 milionë euro për Vinisius

Mançester junajted i gatshëm t'i paguaj Real Madridit 230 milionë euro për Vinisius

Mançester, 23 korrik 2024 (MIA) - Mançester junajted është i interesuar për nënshkrimin e futbollistit të Real Madridit, Vinisius Zhunior.

Siç publikoi “Defensa Central” udhëheqësit e ekipit nga "Old Traford" janë gati të paguajnë 230 milionë euro për brazilianin 24-vjeçar.

Vetë lojtarit i është ofruar një kontratë pesëvjeçare me pagë prej 200 milionë euro në vit. Thuhet se futbollisti nuk është i interesuar të largohet nga Real Madridi.

Vinisius luan për Real Madridin që nga viti 2018. Sezonin e kaluar sulmuesi luajti 39 ndeshje, shënoi 24 gola dhe realizoi 11 asistime. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR