Bah: Parisi është gati për LOV 2024
- Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOK), Tomas Bah e vlerësoi gatishmërinë e Parisit, nikoqirit të Lojërave Olimpike 2024.

Paris, 24 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOK), Tomas Bah e vlerësoi gatishmërinë e Parisit, nikoqirit të Lojërave Olimpike 2024.
"Ne shohim një entuziazëm të madh për Olimpiadën, jo vetëm në Paris, por edhe në të gjithë Francën. Miliona njerëz ndoqën pishtarin olimpik. Gjithçka është e organizuar për Olimpiadën, gjithçka është gati, por ne jemi të kujdesshëm për detajet e mbetura", deklaroi Bah.
Lojërat olimpike verore në Paris do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024.
Në lojërat do të marrin pjesë gjashtë sportistë nga Maqedonia e Veriut. ls/bsh/
Foto: EPA