Filipçe para takimit me Mickoskin: Pres bisedë konstruktive, takimi nuk ka dimension etnik
- Në Qeveri po mbahet takimi mes kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe.
- Post By Melahat Baftija
- 15:38, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Në Qeveri po mbahet takimi mes kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe.
Filipçe para takimit me kryeministrin deklaroi se pret bisedë konstruktive dhe se është optimist i kujdesshëm.
"Sinqerisht pres bisedë konstruktive. Me të vërtetë më vjen mirë që kryeministri e pranoi takimin edhe një herë", tha ai.
Filipçe tha se temat që i ka hedhur në konferencën për shtyp dje, do të përpiqet më detajisht t'ia sqaroj kryeministrit. Njëkohësisht, tha se i vjen keq që dje parti të caktuara politike janë përpjekur të hedhin ndonjë dimension etnik dhe se këtë absolutisht e përgënjeshtron.
"Thirrja për një takim ndërpartiak ishte dhe është ende për të gjitha palët, duke qenë se kryeministri ishte i pari dhe e pranoi menjëherë. Do të diskutojmë për tema që besoj se duhet të menaxhohen së bashku, të cilat nuk janë menaxhuar kurrë më parë kështu. Temat i ngrita dje, sot do të përpiqem t'i shpjegojë më në detaje, si dhe disa mënyra të sugjeruara, siç mendoj aktualisht, pa pretenduar se kjo është mënyra e duhur. Sigurisht që jam i hapur për të diskutuar të gjitha opsionet. Sa i përket pritjeve, si gjithmonë, dua të them se jam optimist i kujdesshëm”, tha kryetari i LSDM-së.
Në pyetjen e gazetarëve Filipçe përsëriti se i përgënjeshtron pohimet e BDI-së se takimi nuk ka asnjë dimension etnik.
"Të gjithë janë të ftuar, të gjithë liderët duhet të marrin pjesë më tej në takimet e ardhshme sepse kjo është më të mirë e shtetit dhe të gjithë qytetarëve", tha Filipçe.
Pas takimit pritet deklaratë e liderit të LSDM-së opozitare, ndërsa nga Qeveria paralajmëruan komunikatë nga takimi. mb/
Foto: MIA
ФОТО/Видео: МИА