Taravari: Nuk kemi ofertë nga "VLEN" që të bahkohemi në një parti, por nëse ata vendosin vetë, le ta mbajnë emrin "VLEN"
- – Arben Taravari i cili e udhëheq njërin krah të Aleancës për Shqiptarët dhe është pjesë e koalicionit të bllokut politik shqiptar “VLEN” thotë se nuk kanë marrë ofertë nga “VLEN” që të bashkohen në një parti.
- Post By Fitore Curri
- 15:19, 7 prill, 2025

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) – Arben Taravari i cili e udhëheq njërin krah të Aleancës për Shqiptarët dhe është pjesë e koalicionit të bllokut politik shqiptar “VLEN” thotë se nuk kanë marrë ofertë nga “VLEN” që të bashkohen në një parti.
“Deri më tani nuk kemi pasur ofertë nga ‘VLEN’ që të jemi një parti. Nëse kemi, do të vendosim, por nëse ata tashmë kanë vendosur, ua japim emrin – le ta mbajnë emrin ‘VLEN’. Ne do të mbetemi pesë deputetë nga Aleanca dhe do të vazhdojmë si grup parlamentar, por jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë”, deklaroi Taravari, duke mohuar se ka pasur bisedime me BDI-në opozitare.
Për informacionet se ka marrë ofertë nga ‘VLEN’ dhe nga BDI të ketë 35 për qind nga listat e këshilltarëve dhe pesë kandidatë për kryetarë në zgjedhjet e ardhshme lokale, Taravari tha se nuk ka negociuar me BDI-në, ndërsa nga ‘VLEN’ ka marrë ofertë, të cilën më shumë mund ta quajë ultimatum se sa ofertë.
“Nuk kam biseduar me BDI-në. ‘VLEN’ më lëshuan më shumë do të thosha ultimatum para Kuvendit të djeshëm. Unë asnjëherë nuk pranoj ultimatume, dua bisedime. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me të gjithë para së gjithash me ‘VLEN’ sepse deri më tani jemi pjesë e ‘VLEN’, por nëse vendosin ata të katër të shkojnë pa neve, ne e pranojmë këtë”, tha Taravari.
Lidhur me atë nëse është në pah rikonstruimi i Qeverisë, Taravari iu referua deklaratës së sotme të kryeministrit Hristian Mickoski, i cili tha se një gjë e tillë nuk planifikohet deri në zgjedhjet lokale dhe se marrëdhëniet në Qeveri janë të shkëlqyera. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s