• e shtunë, 07 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kostoja e jetesës në muajin mars në nivel vjetor më të larta për 2.7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2.2 për qind

Kostoja e jetesës në muajin mars në nivel vjetor më të larta për 2.7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2.2 për qind

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Kostoja e jetesës në mars 2025, në raport me marsin e vitit të kaluar, shënuan rritje prej 2,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë shënuan rritje të lehtë prej 2,2 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në mars 2025, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, është -1.3 %.

Rënia e inflacionit në mars të vitit 2025, krahasuar me shkurtin e vitit 2025, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Ushqim dhe pije joalkoolike për 3.0 %, Trasport për 1.8 %, Mobilje, inventarë dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare  për 0.6 %, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.5 %, dhe Mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.3 %.

Në mars 2025, krahasuar me muajin shkurt 2025, rritja e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera dhe Veshje dhe këpucë për 0.4 %, Restorane dhe hotele për 0.3 %,  Komunikim dhe Shëndet për 0.2 %, dhe Rekreacion dhe kulturë për 0.1 %.

Kostoja e jetesës në grupën:  Arsimi mbetet në të njëjtin nivel si muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë në mars të vitit 2025 krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025 është 99.1. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR