• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Klekovski: Imazhi i mjekëve nga kujdesi parësor si administratorë, dhënës të recetave dhe udhëzimeve duhet të tejkalohet

Klekovski: Imazhi i mjekëve nga kujdesi parësor si administratorë, dhënës të recetave dhe udhëzimeve duhet të tejkalohet

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Imazhi për mjekët nga kujdesi parësor si administratorë, dhënës të recetave dhe udhëzimeve duhet të tejkalohet, tha sot drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski pasi kryeministri Hristijan Mickoski ka shpjeguar Vendimin e qeverisë me të cilën rriten pikët e kapitacionit për mjekët amë, gjinekologët dhe stomatologët. 

Klekovski vlerësoi se kjo "rritje historike" e kapitacionit duhet të ndalojë trendin e uljes së numrit të mjekëve të rinj dhe motrave medicinale në kujdesin parësor shëndetësor dhe të kontribuojë në kujdesin parësor shëndetësor më efektiv në vend.

Nga rritja e kapitacionit pritet përsëri të mbijetojë akreditimi për kualitet të ordinancave të kujdesit parësor. Parashihet edhe kontrolli i numrit të sigurimit dhe pastrimi i listave si bazë për llogaritjen e kapitacionit. Sipas Klekovski, do të ketë rritje financiare, por edhe rritje të pritshmërive dhe kontrolle, ndërsa rritje reale të të ardhurave mundë të ketë vetëm me rritjen e punës dhe produktivitetin. 

"Rritja e pikëve të kapitacionit për mjekët amë është historike sepse financimi i tyre ka stagnuar. Para 20 vitesh e më shumë është prezantuar kjo mënyrë e financimit dhe niveli fillestar i kapitacionit për mjekësinë e përgjithshme ishte 45 denarë. Kjo rritje duhet të sigurojë dy punë: e para, të ndalohet rënia, trendin e rënis dhe së dyti, të përgatitemi për përmirësimet e nevojshme për kujdesin shëndetësor parësor efektiv. Kemi rreth 100 mjekë amë në një dekadë. Pritshmëria jonë është se kjo rritje e financimit do të rrisë numrin e mjekëve dhe motrave medicinale për vendet e punës në kujdesin parësor shëndetësor dhe të jetë mjaft tërheqës për mjekët dhe infermierët e rinj. Duhet ta ndalojmë trendin e ulët që të fillojmë të flasim për përmirësim", vlerësoi drejtori i Fondit. 

Në kontekstin e përmirësimit të gjendjes në kujdesin parësor shëndetësor, ai tha se pavarësisht kontrollit në rritje të recetave dhe udhëzimeve, për herë të parë do të merret masa për optimizmin e referimit në nivele më të larta të trajtimit mjekësor.

Sipas Klekovskit, sa më shumë sfida shëndetësore duhet të zgjidhen në kujdesin parësor shëndetësor, dhe jo të referohen në nivelet e ardhshme të kujdesit shëndetësor. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR