PTHP Kumanovë është në pritje të protokollit të autopsisë për rastin e të riut të ndjerë nga Kumanova në spitalin e përgjithshëm
- Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka pranuar të gjithë dokumentacionin nga vëzhgimi i kryer në rastin e vdekjes së 32-vjeçarit nga Kumanova në spitalin e Kumanovës, informuan sot nga prokuroria. Prokuroria është në pritje të konstatimeve nga raporti i autopsisë.

Kumanovë, 7 prill 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka pranuar të gjithë dokumentacionin nga vëzhgimi i kryer në rastin e vdekjes së 32-vjeçarit nga Kumanova në spitalin e Kumanovës, informuan sot nga prokuroria. Prokuroria është në pritje të konstatimeve nga raporti i autopsisë.
"Për pacientin e ndjerë, e kemi marrë të gjithë dokumentacionin nga mbikëqyrja e kryer nga komisioni nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga mjeku amë. Tashmë kemi formuar një lëndë, jemi duke vepruar dhe jemi në kontakt me hetuesit që punojnë në lëndën. Aktualisht jemi në pritje të protokollit të autopsisë, tha kryetarja e Prokurorisë së Kumanovës, Teuta Bediu Ramadani.
Vedat Ademi, 32-vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë papritmas më 17 mars në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, pasi kishte marrë terapinë për të cilën familja thotë se ishte alergjik. ls/
Foto: MIA