• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Tremujori i tretë me radhë i rritjes së BPV-së prej mbi 3 për qind, renditemi ndër pesë ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë

Mickoski: Tremujori i tretë me radhë i rritjes së BPV-së prej mbi 3 për qind, renditemi ndër pesë ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë

Shkup, 3 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në konferencën për media informoi se sipas të dhënave të para të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), në tremujorin e parë të vitit 2025 rritja reale e Bruto prodhimit vendor, që kur është zgjedhur kjo Qeveri, tremujori i tretë sipas rendit është 3 ose më shumë për qind, ndërsa norma e adaptuar sipas të dhënave sezonale dhe kalendarike 3,2 për qind.

"Ekonomia e Maqedonisë së Veriut radhitet në vendin e katërt, menjëherë pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë. Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm dhe nuk është rastësi, është rezultat i guximit, vizionit dhe punës shumë të palodhur", tha Mickoski. 

Sipas Mickoskit, kjo është dëshmi se kur shteti udhëhiqet në mënyrë të drejtë, por edhe me dije, me plan dhe me durim, rezultatet do të vijnë patjetër. 

"E dinim që nuk duhet të humbim kohë. E mbyllëm kapitullin e stagnimit, pasigurisë dhe manipulimit. Hapëm një kapitull të ri të rritjes ekonomike, të vlerësimit të punës, të mbështetjes së sektorit privat, të konkurrencës së ndershme. Kjo rritje është një sinjal shumë serioz se reformat po japin rezultate, duke pasur parasysh se po flasim për tremujorin e parë të vitit i cili gjithmonë është më i dobëti dhe më sfiduesi", shtoi Mickoski.

Ai theksoi se nëse duam deri në vitin 2030 për të qenë më lartë në shkallën ekonomike evropiane, duhet ta ruajmë rritje mesatare që do të jetë më e madhe se 4 për qind. Ai nënvizoi se suksesi nuk varet vetëm nga parametrat e brendshëm, por edhe nga faktorët e jashtëm.

"Duke pasur parasysh se mesatarja në kuadër të BE-së është 1,4 për qind, atëherë mund të themi se ne jemi dy herë e gjysmë më lartë se mesatarja, ndërsa në zonën euro është 1,2 për qind. Belgjika është 1,1 për qind; Gjermania është 0 për qind; Franca është 0,6 për qind; Italia është 0,7 për qind; Letonia është -0,3 për qind; Hungaria është -0,4 për qind; Austria është -0,7 për qind; Rumania është 0,5 për qind; Sllovenia është -0,8 për qind; Finlanda është 0,8 për qind, vendi fqinj, Serbia, ka një rritje prej 2 për qind në tremujorin e parë", shtoi Mickoski.

Ai sqaroi se qëllimi i kësaj Qeverie ishte të zgjidhte hendekët në produktivitet dhe punësim. 

"Me rëndësi treguam, se shteti më në fund po funksionon. Këtë e shoh në investimet e huaja që rriten, në prodhimin industrial e cila stabilizohet tashmë edhe në tre mujorin e dytë me radhë është pozitive, në investime të reja që realizohen nga Gjevgjelia deri në Kumanovë, nga Kërçova deri në Shtip, nga Dellçeva deri në Dibër. Kjo rritje nuk është vetëm numër, këto janë fabrika të reja, makina të reja, marrëveshje të reja, paga të reja, shpresë e re. Këto janë familjet që do të kenë më shumë siguri, këto janë të rinjtë që shohin arsye për të qëndruar dhe të luftojnë këtu në vendin e tyre. E dimë se ekonomia nuk është asgjë pa njerëzit, prandaj po e ndërtojmë ekonominë, me punëtor të palodhur, me të rinj krijues, me inxhinierë profesionistë", tha Mickoski. 

Siç tha, rritja e sotme është sinjal se shteti po lëvizë përpara me përkushtim, guxim dhe një vizion të qartë. qa/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR