• e diel, 30 qershor 2024

Ende nuk ka vërtetim për pjesëmarrje të Llavrovit në Takimin ministror të OSBE-së në Shkup

Ende nuk ka vërtetim për pjesëmarrje të Llavrovit në Takimin ministror të OSBE-së në Shkup

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Kandidatët e mundshëm për kryesues të organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë - OSBE për vitin 2024 do të jetë një prej remave të Takimit BE- Ballkani Perëndimor që do të mbahet sot pasdite në Bruksel me të cilin do të kryesojë përfaqësuesi i alrtë i Unionit për punë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

"Do të thotë edhe sot po zhvillohen ato bisedime. Në Bruksel një prej temave të Këshillit për punë të jashtme është gjithashtu kjo çështje, përkatësisht cili është qëndrimi i vendeve anëtare të BE-së lidhur me kandidaturat e vendeve anëtare. Punojmë shumë, jam në komunikim me disa ministra të jashtëm. Shpresojmë se gjatë javës do të spastrohen dilemat e caktuara në mënyrë që të mund të flasim për zgjidhje konkrete për kryesuesin e ardhshëm. Nëse nuk ka, me siguri vendimi do të sillet në Shkup. Nëse do të jetë ndonjë vend tjetër anëtar, nëse do të jetë Maqedonia e Veriut, do të vendosë Këshilli ministror në Shkup. Unë shpresoj se të gjithë ministrat e jashtëm do të arrijnë të jenë të pranishëm në Shkup", tha Osmani në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, i cili si kryesues me OSBE-në e hapi takimin e Rrjetit ekspert të OSBE-së në Shkup.

I pyetur nëse kanë komunikime me Kabinetin e ministrit të Jashtëm rus, Sergej Llavrov dhe nëse do të marrë pjesë në Takimin ministror të OSBE-së në Shkup, Osmani theksoi se ende nuk ka vërtetim për ardhjen e Llavrovit në Shkup.

"Ne i procesojmë kërkesat e të gjithë anëtarëve të delegacionit rus për viza dhe për ardhje në Maqedoni të Veriut. Në momentin kur do të kemi zgjidhje, sigurisht se do të informojmë", theksoi ministri Osmani.

Lidhur me pjesëmarrjen e Rusisë në Takimin ministror të OSBE-së, Osmani javën e kalaur në takim me gazetarët tha se ka marrë letër nga ministri rus Llavrov në të cilën ka shprehur interesim dhe kërkesë që të sigurohet prania e tij në vend, por se, lidhur me atë ekzistojnë, tha, disa sfida të caktuara, sepse hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut është e mbyllur për aeroplanë shtetërorë rusë.

Në Takimin ministror të OSBE-së që do të mbahet në Shkup prej 29 nëntorit deri më 1 dhjetor do të marrin pjesë 76 delegacione nga vende-anëtare dhe partnere të OSBE-së, ndërsa priten rreth 1.000 mysafirë. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR