• e diel, 30 qershor 2024

Ende nuk janë plotësuar kushtet për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, thekson Stano

Ende nuk janë plotësuar kushtet për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, thekson Stano

Bruksel, 2 maj 2024 (MIA) - Masat kufizuese që BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës do të hiqen kur shtetet anëtare të Unionit të marrin vendim, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano lidhur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të heqë sanksionet ndaj Prishtinës.

"Kur BE-ja vendosi masa kufizuese ndaj Kosovës për shkak të gjendjes ekzistuese të krizës dhe vendimeve të njëanshme që çuan në përshkallëzimin e marrëdhënieve me Serbinë, ishte mjaft e qartë se ato do të hiqen kur shtetet anëtare dhe jo politikanët kosovarë do të vendosin se nuk ka arsye për mbajtjen e tyre në fuqi dhe kjo nuk ka ndodhur deri më tani", deklaroi Stano.

Ai theksoi se vendimi eventual për heqjen e masave do të miratohej nga shtetet anëtare në përputhje me konkluzionet e dhjetorit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme i cili thekson kushtet që duhet të përmbushë Kosova, duke shtuar se KE-ja publikisht nuk komenton procedurat e brendshme që janë duke vazhduar në institucionet e BE-së.  

Ndihma prej një miliard euro nga BE-ja për Libanin për periudhën prej 2024 deri 2027 që sot e ka paralajmëruar kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në Bejrut përbëhet nga gra

"Mund të konfirmoj vetëm se diskutimet janë në vijim dhe se masat nuk janë hequr ende", theksoi Stano duke shtuar se për momentin nuk mund të japë asnjë afat kohor për heqjen e tyre.

Sa i përket Marrëveshjes për personat e pagjetur në konfliktin e Kosovës i lidhur saktësisht një vit më parë në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Stano theksoi se, për fat të keq, "nuk ka pasur përparim në zbatimin e saj".

"BE-ja pret që të shoh përparim nga të dyja palët. Kjo vlen në përgjithësi për dialogun dhe veçanërisht për këtë çështje. Marrëveshjet duhet të pasohen nga veprime specifike dhe nuk është Bashkimi Evropian ai që duhet të ketë vullnet për të ndërmarrë veprime, por palët duhet ta bëjnë këtë", shtoi Stano. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR