Egjipti e shtyn samitin e Ligës Arabe për Gazën për më 4 mars
- Egjipti sot ka shtyrë Samitin e Ligës Arabe të thirrur urgjentisht për shkak të kundërshtimit të propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp për zhvendosjen e popullatës palestineze nga Rripi i Gazës dhe marrjen e territorit të tyre.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:37, 18 shkurt, 2025

Kajro, 18 shkurt 2025 (MIA) - Egjipti sot ka shtyrë Samitin e Ligës Arabe të thirrur urgjentisht për shkak të kundërshtimit të propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp për zhvendosjen e popullatës palestineze nga Rripi i Gazës dhe marrjen e territorit të tyre.
Ministria e Punëve të Jashtme egjiptiane bëri të ditur se samiti do të mbahet në Kajro më 4 mars që të mundësohen "përgatitje logjistike dhe objektive" shtesë.
Samiti, i cili ishte planifikuar për më 27 shkurt, vjen pasi propozimi i Trampit shkaktoi indinjatë në të gjithë rajonin.
Foto: Arkivi i MIA-s