Dy tërmete me intensitet prej 4,9 dhe 5 ballë sipas Rihterit e kanë goditur rajonin Tingri në Tibet
- Dy tërmete me intensitet prej 4,9 dhe 5 ballë sipas shkallës së Rihterit sot e kanë goditur rajonin Tingri në Tibet, kumtoi Qendra kineze për tërmete.
- Post By Besnik Shuki
- 15:52, 13 janar, 2025
Pekin, 13 janar 2025 (MIA) - Dy tërmete me intensitet prej 4,9 dhe 5 ballë sipas shkallës së Rihterit sot e kanë goditur rajonin Tingri në Tibet, kumtoi Qendra kineze për tërmete.
Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale ose dëm material.
Tibetin javën e kaluar e ka goditur tërmet me intensitet prej 6,8 ballë sipas shkallës së Rihterit, me ç'rast jetën e kanë humbur 126 njerëz, ndërsa janë lënduar 337. bsh/
Foto: MIA arkiv