• e martë, 14 janar 2025

Në Beograd janë sulmuar shtatë studentë që i kanë bllokuar fakultete, gjashtë janë dërguar në spital

Në Beograd janë sulmuar shtatë studentë që i kanë bllokuar fakultete, gjashtë janë dërguar në spital

Beogradm 14 janar 2024 (MIA) - Shtatë studentë, të cilët gjatë natës e kanë blokuar Fakultetin Juridik në Beograd, janë lënuar në tri incidente të shkaktuara nga persona të panjohur, është publikuar në profilin në Instagram "Studenti u bllokadi".

Siç njoftuan, sulmuesit kanë hedhur shishe xhami dhe të plastikës drejt nxënësve.

"Një studente është rrëzuar nëpër shkallë dhe ka rënë në kokë, ndërsa pastaj me pesë studentë të tjerë të Fakultetit Juridik me Ndihmën e shpejtë është dërgar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore", kanë shkruar studentët.

Pas incidentit persona të panjohur kanë arritur me automjete që t'i heqin dëshmitë nga Fakulteti Juridik, thonë studentët.

 

Studentët kërkojnë që personat që sulmuan kolegët e tyre të gjenden, të identifikohen dhe të ndiqen penalisht.

Një video e postuar në të njëjtën llogari në Instagram tregon policinë duke arrestuar një person të dyshuar si pjesëmarrës në sulmin ndaj studentëve.

Në Serbi, studentët bllokuan më shumë se 60 fakultete në katër universitete shtetërore, duke kërkuar përgjegjësinë për aksidentin në Novi Sad, ku më 1 nëntor të vitit 2024, një tendë u shemb në stacionin hekurudhor, duke shaktuar vdekjen e 15 personave dhe duke lënduar rëndë dy të tjerë. mb/

Foto: Instagramn

QËNDRONI TË LIDHUR