• e martë, 14 janar 2025

Në rajonin e Los Anxhelosit në fuqi është alarmi i kuq për shkak të erërave të forta dhe përhapjes së mundshme të zjarreve

Në rajonin e Los Anxhelosit në fuqi është alarmi i kuq për shkak të erërave të forta dhe përhapjes së mundshme të zjarreve

Los Anxhelos, 14 janar 2025 (MIA) - Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në rajonin e Los Anxhelosit, ndërsa në fuqi është paralajmërimi i kuq sepse prej sot deri të mërkurën pasdite priten erëra të forta të cilat mund të ndikojnë në përhapjen e zjarreve.

Zjarri në Palisades, i cili shpërtheu më 7 janar, shkatërroi rreth 5.000 objekte dhe 14 për qind ishte lokalizuar, publikoi televizioni Ej-Bi-Si. Zjarri në Iton, i cili gjithashtu filloi më 7 janar, shkatërroi ose dëmtoi rreth 7.000 ndërtesa, ndërsa 33 për qind ishin shuar.

Në shuarjen e zjarreve marrin pjesë më shumë se 15.000 njerëz dhe 1.900 automjete të zjarrfikësve.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp dëshiron të udhëtojë në Los Anxhelos pas inaugurimit të tij më 20 janar, deklaruan burime për Si-Bi-Es. Sipas tyre, kjo më shumë mund të ndodh javën tjetër.

Të paktën 24 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra udhëhiqen të zhdukur në zjarret në rajonin e Los Anxhelos.

Urdhëri për evakuim të obligueshëm mbetet në fuqi për 92.000 njerëz, ndërsa edhe 89.000 banorë janë nën paralajmërim për evakuim. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR