Qeveria e Malit ka sekuestruar tre ton ari nga kompania kanadeze Barik
- Qeveria e Malit sot filloi ta konfiskojë arin e kompanisë kanadeze për miniera Barik, si pjesë e betejës juridike për një pjesë të të ardhurave që i detyrohen këtij vendi të Afrikës Perëndimore, citohet në letrën e kompanisë.
- Post By Sara Ademi
- 08:47, 14 janar, 2025
Bamako, 14 janar 2025 (MIA) - Qeveria e Malit sot filloi ta konfiskojë arin e kompanisë kanadeze për miniera Barik, si pjesë e betejës juridike për një pjesë të të ardhurave që i detyrohen këtij vendi të Afrikës Perëndimore, citohet në letrën e kompanisë.
Sekuestrimi vijoi pas letrës paralajmëruese ndaj kompanisë Barik këtë muaj nga Gjykata Supreme Hetuese e Malit, ku thuhet se do të sekuestrohen tre ton ari.
Menaxheri i lartë i kompanisë Barik dje konfirmoi se qeveria e Malit ka sekuestruar tre ton ari.
Sipas menaxherit, ari është nxjerrë nga miniera në afërsi të Kejs, në perëndim të vendit dhe është transportuar me aroplan dhe kamion në kryeqytetin e Malit, Bamako.
Ari i sekuestruar vlerësohet rreth 180 milionë.
Mali është një nga prodhuesit afrikan udhëheqës të arit, por me vite lufton me dhunën dhe shkallën e lartë të varfërisë dhe urisë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s