Zjarr i madh në qytetin rus Kazan, i shkaktuar nga dronët ukrainas
- Zjarr i madh u shkaktua sot nga sulmi i fluturakes ukrainase pa pilot ndaj një objekti energjetik në Kazan, Rusi, kumtuan autoritetet lokale.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:45, 14 janar, 2025
Moskë, 14 janar 2025 (MIA) - Zjarr i madh u shkaktua sot nga sulmi i fluturakes ukrainase pa pilot ndaj një objekti energjetik në Kazan, Rusi, kumtuan autoritetet lokale.
Në paralagjen e Kazanit, kryeqytet i republikës ruse Tatarstan, "u ndez rezervoari për gaz pas sulmit me dron", kumtoi pushteti lokal në kanalin Telegram.
Në kumtesë ceket se nuk ka të lënduar dhe se presidenti i Tatarstanit, Rustem Minihanov erdhi për ta vizituar vendin e zjarrit.
Mediumet lokale publikuan xhirim të një zjarri të madh në një depo për gaz të lëngshëm në afërsi të një fabrike kimike.
Krahas kësaj, ndërtesa industriale e dëmtuar në sulmin me dron ndaj qytetit Engels, në rajonin Saratov, që ndodhet rreth 700 kilometra në juglindje të Moskës dhe rreth 500 kilometra larg kufirit ukrainas, shkroi në Telegram guvernatori rajonal, Roman Busargin.
Ai kumtoi se mësimi në shkollat në Saratov dhe Engels sot do të mbahet nga distanca për shkak të sul,eve me fluturake pa pilot.
Më 8 janar, Engels gjithashtu ishte cak i sulmit të madh me fluturake pa pilot që shkaktoi zjarr në kompleksin e naftës.
Sipas autoriteteve, në atë zjarr jetën e humbën jetën dy zjarrfikës, ndërsa stihia ishte vënë nën kontroll madje pesë ditë pas shpërthimit të tij.
Ukraina rregullisht sulmon caqe ushtarake dhe lokacione energjetike në Rusi si përgjigje ndaj sulmeve të Moskës në territorin e saj prej vitit 2022. ab/
foto: Х
Ukrainian drones hit the Kazanorgsintez, one of Russia's largest chemical companies and the country's largest polyethylene producer. It is based in Kazan, Tatarstan pic.twitter.com/D7IjFpB6LL
— 𝔗𝔥𝔢 𝕯𝔢𝔞𝔡 𝕯𝔦𝔰𝔱𝔯𝔦𝔠𝔱△ 🇬🇪🇺🇦🇺🇲🇬🇷 (@TheDeadDistrict) January 14, 2025