• e martë, 14 janar 2025

Sholc: Incidentet në Detin Baltik janë pjesë e strategjisë hibride që u kanoset vendeve evropiane

Sholc: Incidentet në Detin Baltik janë pjesë e strategjisë hibride që u kanoset vendeve evropiane

Helsinki, 14 janar 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot tha se incidentet në Detin Baltik duhet të kuptohen si pjesë e strategjisë hibride që u kanoset vendeve evropiane.

Duke folur në prag të takimit të liderëve të NATO-s në Helsinki, kancelari gjerman u bëri thirrje vendeve baltike të veprojnë në koordinim dhe mënyrë të shpejtë në rajonin e Detit Baltik, transmetojnë mediat britanike.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkeviçs, para takimit të anëtarëve të NATO-s, që mbahet sot në Helsinki, tha se vendet evropiane duhet të jenë të gatshme të përballen me incidente të reja në Detin Baltik pas dëmtimit të mëparshëm të infrastrukturës nënujore.

Në takimin e sotëm do të marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, kryeministrja daneze Mete Frederiksen, kancelari gjerman Olaf Sholc, presidenti i Letonisë Edgars Rinkeviç, presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri suedez Ulf Kristerson dhe nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian Hena Virkunen, është theksuar në ueb faqen e NATO-s.

Nikoqirë të samitit janë kryetari i Finlandës, Aleksandar Stub dhe kryeministri i Estonisë, Kristen Mihal. sa/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR