• e enjte, 08 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dy protesta të ndara në Koçan

Dy protesta të ndara në Koçan

Koçan, 5 prill 2025 (MIA) – Dy protesta të ndara janë paralajmëruar për sot në Koçan pas tragjedisë në diskotekën "Puls".

Nën moton “Marshimi për engjëjt” në orën 12 e 5 minuta, si simbol i reagimit të vonshëm institucional është caktuar marsh të cilin e organizojnë familjet e viktimave. 

Vendi i tubimit është në "Parkun e Revolucionit" ku më pas qytetarët do të drejtohen në Qendrën tregtare dhe prej aty në objektin e Komunës së Koçanit, Stacionit policor dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.

Në njoftimin me shkrim për këtë marsh, organizatorët theksojnë se kjo nuk është për personelin e sigurisë në diskotekë dhe qytetarët që nuk e pranojnë një indikacion të tillë- nuk është patjetër t'i bashkohen.

Marshi tjetër protestues me moton “Fitimi juaj – jetët tona” është caktuar në orën 15:59 dhe do të ketë rrugë të ngjashme drejt institucioneve si ai i më parë. Madje, në paralajmërimin që është publikuar në rrjetet sociale nuk theksohet se kush e organizon.

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR