• e enjte, 17 korrik 2025

Taravari: Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme varet nga VMRO-DPMNE

Taravari: Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme varet nga VMRO-DPMNE

Gostivar, 7 maj 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë dhe lideri i krahut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, tha se si parti nuk janë të interesuar t'i mbajnë ato në vjeshtë, por do të përgatiten nëse shpallen.

"Nëse do të ketë zgjedhje parlamentare varet ekskluzivisht nga VMRO-DPMNE. Nëse ata vendosin kështu, atëherë duhet të ketë. Në parim, unë besoj se së pari duhet të ketë zgjedhje lokale, dhe pastaj zgjedhje të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm. Megjithatë, nëse krijohet një situatë ku kemi zgjedhje të dyfishta, atëherë do të përgatitemi dhe do të bëjmë çmos për rezultate të mira, tha ministri Taravari pas një ngjarjese që shënoi 30 vjet të UNDP-së në Maqedoni.

Duke dhënë sqarime për çështjen në lidhje me bisedimet me kryeministrin Hristijan Mickoski, Taravari vuri në dukje se ato u zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe se nuk është vendosur nëse ai do të japë dorëheqje nga Qeveria.

"Nuk mund të ulemi në dy karrige. Dy ditë më parë pata një bisedë konstruktive me kryeministrin Mickoski, ai tha edhe unë dhe thashë atë që mendova dhe mbetëm të qëndrimit për të vazhduar me bisedimet", nënvizoi Taravari.

Ai beson se largimi përfundimtar nga koalicioni qeveritar nuk do të shkaktojë krizë parlamentare dhe ishte i qartë se nuk mund të ndikojë shumë në stabilitetin e Qeverisë.

"Nuk mund të ketë krizë parlamentare, sepse ka numra. Edhe pa ne, janë 73, që është shumicë. Mund të ndodhë edhe ndonjë deputet nga "fronti" të hyjë në qeveri, kështu që besoj se dalja jonë nuk do të jetë problem për veprimin e qeverisë. Qëllimi dhe tendenca jonë nuk është të shkaktojmë një krizë politike”, tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me partnerët e mëparshëm në koalicionin VLEN, ai tha se nuk ka mbetur më vend për negociata dhe se tani janë të përqendruar në zgjedhjet lokale.

"Aleanca për Shqiptarët, si çdo parti tjetër, dëshiron të fitojë më shumë komuna. Ne marrim vendime në mënyrë autonome në organet e partisë dhe ne do të vendosim se si do të veprojmë. Tani për tani, kur shanset për negociata me VLEN janë zero, ne duam të marrim vendime racionale që do t’i sjellin dobi vendit ku jetojmë dhe sigurisht partive", tha Taravari.

Ai përmendi se përgatitjet dhe përzgjedhja e kandidatëve për kryetar komune në komunat Gostivar dhe Vrapçisht do të fillojnë që sonte, ndërsa shtabet zgjedhore do të formohen sot ose nesër. ls/

Foto: MIA

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR