• e premte, 18 korrik 2025

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonjeksionit të gazit me Greqinë, projekti më i madh energjetik në 10 vitet e fundit

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonjeksionit të gazit me Greqinë, projekti më i madh energjetik në 10 vitet e fundit

Shkup, 7 maj 2025 (MIA) – NOMAGAS SHA Shkup sot nënshkroi marrëveshje me kompaninë e Kumanovës Rapid Bild SHPK për ndërtimin e interkonektorit të gazit me Greqinë, në aksin nga

Gjevgjelia deri në Negotinë në gjatësi prej 68 kilometrash, i cili parashikohet të jetë plotësisht gati brenda 22 muajve dhe të vihet në funksion në vitin 2027.

Ndërtimi i interkonektorit financohet nga Qeveria, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe kushton 59,9 milionë euro ose 12 milionë më pak se çmimi fillestar i tenderit të anuluar.

"Me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e pjesës maqedonase të interkonektorit të gazit, shënojmë fillimin e investimit më të madh energjetik në 10 vitet e fundit. Është shprehje e angazhimit tonë për sigurinë energjetike, diversifikimin e furnizimit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe ekonomisë. Bëhet fjalë për rreth 68 kilometra infrastrukturë moderne që do të na lidhë me Greqinë, por shumë më e rëndësishme është se do të lidhë vendin tonë me tregjet dhe vlerat energjetike evropiane. Me këtë interkonektor, po hapim derën për mundësi të reja për qytetarët, industrinë dhe vetëqeverisjet lokale", tha Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale Sanja Bozhinovska para nënshkrimit të marrëveshjes në hapësirat e Ministrisë.

 

Ajo theksoi se akti i sotëm i nënshkrimit dëshmon se kur ka vullnet politik, besim rajonal dhe përkushtim profesional, rezultatet janë të prekshme dhe reale.

"Projekti është fryt i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë nga Komisioni Evropian, BEI dhe BERZH. Me mbështetjen e tyre përmes granteve, nxihmës teknike dhe kredive të favorshme, siguruam konstruksion financiar për realizimin e këtij projekti. Me këtë, më në fund do të kemi hyrje alternative për gazin natyror, do të kemi siguri më të madhe, më shumë burime dhe më pak varësi nga furnizuesi i vetëm që bazohet në pavarësinë e mirëfilltë energjetike", tha Bozhinovska dhe shtoi se gazi natyror do të kontribuojë në uljen e ndotjes dhe është hap përpara drejt mjedisit më të shëndetshëm dhe më cilësor jetësor.

Bjorn Gabriel nga BEI tha se ndërtimi i interkonektorit do të kontribuojë në integrimin e vendit në tregun evropian energjetik.

"BEI financon edhe pjesën greke edhe maqedonase të interkonektorit të gazit. Për pjesën maqedonase, financojmë 28,9 milionë euro. Kësaj duhet t'i shtohen grante prej 2,5 milionë euro për përgatitjen teknike të projektit dhe 9,9 milionë euro nga BE-ja. Më vjen mirë që sot është nënshkruar marrëveshja me kompani kontraktuese maqedonase, gjë që tregon se kompanitë maqedonase mund të jenë konkurruese edhe në projekte ndërkombëtare", tha Gabrieli.

null

Përfaqësuesi i BERZH-it Fatih Turkmenoglu tha se bëht fjalë për projekt të rëndësishëm për infrastrukturën energjetike të vendit dhe shtoi se është i lumtur që janë pjesë e tij. "Mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar edhe projekte të këtilla të ardhme," tha Turkmenogllu.

Sipas Drejtorit Ekzekutiv të NOMAGAS SHA, Muhamed Elmazi, me nënshkrimin e marrëveshjes formalizohet ndërtimi i një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen dhe stabilitetin energjetik si për shtetin tonë, ashtu edhe për rajonin. “Është veçanërisht e rëndësishme që në vetëm pak muaj kemi arritur të përfundojmë të gjitha procedurat për realizimin e projektit”, tha Elmazi, duke shtuar se fakti që marrëveshja është nënshkruar me kompani vendore tregon kapacitetin dhe ofertën e tregut vendor.

Toni Karanfillovski nga Rapid Bild SHPK tha se nuk ishte e lehtë të arrihej në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, sepse kishte konkurrencë shumë të fortë nga jashtë.

"Arritëm të marrim vendin e punës sepse kemi ofruar çmimin më të ulët. Mund të premtojmë të punojmë shumë, të punojmë me zell dhe të përqendrohemi sa më shumë që të jetë e mundur në përfundimin me cilësi dhe me kohë brenda afatit të caktuar për ndërtim. Këtë mund ta premtojmë sot, e tashmë prej nesër do të fillojmë të punojmë në terren, megjithëse tashmë kemi filluar të punojmë në lëndën dhe mbledhjen e dokumentacionit, "tha Karanfillovski.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, ai vuri në dukje se garanci se do të realizojnë projektin me kohë janë katër gazësjellësit magjistralë tashmë të përfunduar dhe të vënë në funksion, njëri prej të cilëve në Bullgari.

"Jemi të pajisur, jemi gati dhe kemi gjithçka që nevojitet për realizim në kompaninë tonë dhe e dimë punën. Rreziku i përfundimit të vonuar të projektit mund të jetë vetëm shpronësimi i vonuar i një pjese të trasesë", thekson Karanfillovski. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR