Aleanca e Taravarit formon shtabin zgjedhor në Gostivar, shefi i parë i shtabit – Isak Lazami
- Krahu i Aleancës për Shqiptarët i udhëhequr nga Arben Taravari prej sonte i filloi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Shtabi i parë zgjedhor është formuar në Gostivar, dhe së shpejti edhe në komunat e tjera.
- Post By Lindita Sulejmani
- 21:58, 7 maj, 2025

Gostivar, 7 maj 2025 (MIA) - Krahu i Aleancës për Shqiptarët i udhëhequr nga Arben Taravari prej sonte i filloi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Shtabi i parë zgjedhor është formuar në Gostivar, dhe së shpejti edhe në komunat e tjera.
"Procesi filloi në Gostivar, ku kryetar i shtabit zgjedhir është emëruar Isal Lazami. Ai do të udhëheqë organizimin dhe koordinimin e zgjedhjeve në komunën e Gostivarit. Pritet këtë muaj shtabet e ASH-së të krijohen edhe në të gjitha degët", qëndron në kumtesën e partisë.
Si kandidati për kryetar komune perspektivat më të mira i ka ushtruesi aktual i detyrës, Valbon Limani. Ai sipas liderit Taravari, është një kandidat potencial, sepse, siç e ka thënë disa herë, Limani është një person shumë i vlerësuar dhe i dashur nga qytetarët e Gostivarit dhe ka mbështetje të gjerë për shkak të punës dhe përkushtimit të tij. ls/
Foto: MIA