• e premte, 11 korrik 2025

Linja e parë e "Trenit të Qytetit" deri në fund të vitit, tenderi për 120 autobusë elektrikë në fazën përfundimtare

Linja e parë e

Shkup, 7 maj 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, pret që linja e parë e "Trenit të Qytetit" Zelenikovë - Draçevë- Kisella Voda - Aerodrom - Qendër (Stacioni i ri hekurudhor) të jetë në funksion deri në fund të këtij viti. Bëhet fjalë, siç tha ai sonte, për një investim të madh prej rreth pesëdhjetë milionë euro për të tre linjat e planifikuara të qytetit.

"Dje, në një seancë qeveritare, shqyrtuam zbatimin e projektit "treni i qytetit". Studimi i fizibilitetit për të gjithë unazën është përfunduar. Nevojiten rreth 50 milionë euro. Një pjesë e këtyre mjeteve tashmë është siguruar në Buxhetin e këtij viti dhe NP Infrastruktura hekurudha për maksimum një muaj do të shpallë tender për ndërtimin dhe rehabilitimin e pjesës më të madhe të infrastrukturës që do të përdoret - linja nga Zelenikova përmes vendbanimit Draçevë përcakton kufirin midis vendbanimeve Aerodrom dhe Kisella Voda dhe përfundon në Stacionin e ri hekurudhor. Presim që linjat e para të trenit të qytetit të jenë gati deri në fund të vitit dhe të jenë funksionale para Vitit të Ri në linjën Zelenikovë - Draçevë - Kisella Voda - Aerodrom - Qendër, por paralelisht do të zhvillojmë edhe dy unazat e tjera, informoi Nikolloski.

 

Според министерот, амбиција број еден на Владата е да изгради брза пруга на Коридорот 10, од границата со Србија до границата со Грција, од Табановце до Гевгелија. Пругата ќе има две линии, е

 

Me kërkesë të Qytetit të Shkupit dhe komunave të tjera, shtoi Nikolloski, në fazën finale është edhe përgatitja e një tenderi për furnizimin e autobusëve të rinj elektrikë ekologjikë, gjithsej 120, nga të cilët 80 do të jenë për Shkupin.

"Kur kombinoni trenin e qytetit dhe autobusët e rinj modernë, transporti publik do të jetë në një nivel shumë më të mirë se sa është tani dhe pres që rezultatet të shihen deri në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm", theksoi Nikolloski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR