• e shtunë, 06 korrik 2024

DPHM: Në Berovë temperatura e mëngjesit dy gradë

DPHM: Në Berovë temperatura e mëngjesit dy gradë

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Në Berovë në mëngjes në oren 8:30 janë matur dy gradë, ndërsa temperatura më e lartë e mëngjesit në shtet është në Dojran, 12 gradë.

Sipas DPHM-së, katër gradë janë matur në Lazaropole, pesë në Manastir, gjashtë në Shkup-Petrovec, Tetovë, Strumicë, Kriva Pallankë, Mavrovë, shtatë në Demir Kapi, tetë në Kumanovë, Veles, Prilep, Pretor, nëntë në Shkup- Zajçev Rid, Shtip, Ohër, Kavadar, Gjevgjeli, Kërçovë, si dhe dhjetë në Vinicë. 

Temperatura më e lartë sot do jetë në interval prej 23 deri 30 gradë. Në Shkup mot me diell dhe vranësira të vogla me temperaturë deri 28 gradë Celsius. ss/bsh/

FOTO: Nga arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR