• e enjte, 04 korrik 2024

Dong: Kina e hapur për komunikim të rregullt ushtarak me SHBA-në

Dong: Kina e hapur për komunikim të rregullt ushtarak me SHBA-në

Singapor, 2 qershor 2024 (MIA) - Kina është e hapur për komunikim ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha mbrëmë ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun në Samitin aziatik në Singapor.

"Gjithmonë kemi qenë të hapur për shkëmbim dhe bashkëpunim, por kjo kërkon që të dyja palët të takohen në gjysmë të rrugës", tha Dong, i cili të premten u takua me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Llojd Ostin.

"Besojmë se kemi nevojë për më shumë shkëmbime pikërisht sepse ka dallime midis dy armatave tona", shtoi ministri kinez.

Zyrtarët ushtarakë nga të dy vendet folën për më shumë se një orë të premten në një hotel ku mbahej një samit sigurie në të cilin morën pjesë zyrtarë ushtarakë nga e gjithë bota.

Pas takimit, Ostin tha se bisedat telefonike midis komandantëve ushtarakë amerikanë dhe kinezë do të vazhdojnë "në muajt e ardhshëm".

Pekini përshëndeti "stabilizimin" e marrëdhënieve midis dy vendeve. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR