• e mërkurë, 03 korrik 2024

Delegacioni grek dhe turk sot do të mbajnë takim në Athinë për masat e ndërtimit të mirëbesimit

Delegacioni grek dhe turk sot do të mbajnë takim në Athinë për masat e ndërtimit të mirëbesimit

Athinë, 22 prill 2024 (MIA) - Takimi i ri me masat e ndërtimit të mirëbesimit  ndërmjet Greqisë dhe Turqisë do të mbahet sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Greqisë, ndërsa më herët raundi i bisedimeve është mbajtur para pesë muajsh në Ankara, njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Siç kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes së Greqisë, delegacioni grek udhëhiqet nga ambasadori Teoharis Lalakos, ndërsa delegacioni turk nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Burak Akçelar, ndërsa në takim do të marrë pjesë dhe përfaqësuesi i lartë i forcave të armatosura të të dy vendeve.
Takimi i mëparshëm i delegacioneve greke dhe turke për masat e ndërtimit të mirëbesimit mes dy vendeve u mbajt më 13 nëntor në Ankara.

Të premten, sipas njoftimeve në Stamboll pritet të mbahet takim i delegacioneve nga Greqia dhe Turqia për bashkëpunimin ekonomik, përkatësisht për të ashtuquajturën agjenda pozitive, ndërsa më 13 maj kryeministri grek Kiriakos Micotakis do të vizitojë Ankaran ku do të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR