• e shtunë, 06 korrik 2024

Dejvid Gir nga Tetova: Dëshirojmë të punojmë me të gjithë ata, të cilët avancojnë rrugën e vendit drejt BE-së

Dejvid Gir nga Tetova: Dëshirojmë të punojmë me të gjithë ata, të cilët avancojnë rrugën e vendit drejt BE-së

Tetovë, 23 maj 2024 (MIA) - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir nga Tetova sot porositi se zgjedhjet e qeta dhe demokratike do të rezultojnë me Qeveri të re, ndërsa ata si BE dëshirojnë të bashkëpunojnë me të gjithë partitë politike, të cilat do të mbajnë dhe avancojnë proceset integruese evropiane të vendit. Ai tha se nuk do të komentojë negociatat që po vazhdojnë për përbërjen e Qverisë së re.

"Shihet qartë se ka pasur zgjedhje të qeta dhe demokratike, të cilat rezultojnë në formimin e një Qeverie të re. Ne në Bashkimin Evropian, natyrisht, do të dëshirojmë të punojmë me të gjithë ata që avancojnë rrugën e vendit drejt BE-së dhe integrimin në BE, duke zbatuar reformat dhe të gjithë hapat e nevojshëm që do ta dërgojnë vendin sa më shpejtë në BE", ka theksuar Gir.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ata bisedojnë me partitë dhe nëse do të angazhohen për integrimin e vendit në BE, Gir u përgjigj se janë në komunikim me të gjithë, por se formimi i Qeverisë nuk i përket BE-së.

"Tani praktikisht të gjithë partitë politike gjatë fushatës zgjedhore vendosën një agjentë të qartë, një agjendë pro-BE-së dhe besimin e tyre se do ta dërgojnë vendin përpara, drejt Bashkimit Evropian", theksoi Gir.

Ambasadotr i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut në Univeristetin e Tetovës ka mbajtur ligjeratë me temë "Zgjerimi i BE-së". rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR