• e premte, 26 korrik 2024

Danimarka dhe Holanda do t'i dhurojnë 14 tanke "Leopard 2" Ukrainës

Danimarka dhe Holanda do t'i dhurojnë 14 tanke

Kopenhagë/Amsterdam, 20 prill 2023 (MIA) - Danimarka dhe Holanda së bashku do t'i dhurojnë Ukrainës gjithsej 14 tanke "Leopard 2", kumtuan sot të dyja vendet.

Automjetet luftarake "Leopard 2A4", të cilat do të blihen nga një palë e tretë dhe do të rinovohen, pritet të dorëzohen në tremujorin e parë të vitit 2024, thuhet në deklaratën e përbashkët.

 
"Për shpresë për një Evropë paqësore dhe të sigurt, është absolutisht e nevojshme që ne të mos lejojmë që ukrainasit të luftojnë të vetëm", tha ushtruesi i detyrës ministër i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen.
 
Në shkurt, Danimarka, Gjermania dhe Holanda, gjithashtu, publikuan se do t'i bashkojnë burimet e tyre për të tërhequr të paktën 100 tanke të vjetra "Leopard 1" nga rezervat industriale dhe per t'i dorëzuar ato në Ukrainë këtë vit dhe vitin e ardhshëm. ls/ 
 
Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR