• e premte, 14 qershor 2024

Dështon rikthimi i Konor MekGregorit në kafaz

Dështon rikthimi i Konor MekGregorit në kafaz

Las Vegas, 14 qershor 2024 (MIA) - Rikthimi i Konor MekGregorit në kafaz përsëri është shtyrë.

Presidenti i UFC-së, Dejna Vajt në rrjetet sociale bëri të ditur se dueli mes irlandezit dhe Majkëll Çandlerit që duhej të ishte ngjarja kryesore e UFC 303, dështoi për shkak të një lëndimi të MekGregorit.

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Aleks Pereira do ta mbrojë titullin në revanshin kundër Jirzhi Prohaska në eventin kryesor të UFC 303, duke plotësuar duelin MekGregor-Çendler.

Ka ndryshuar edhe ndeshja e fundit përgatitore e mundjes e cila duhet të mbahet më 29 qershor në Las Vegas. Xhamal Hill u tërhoq nga dueli me Karlos Ulberg për shkak të lëndimit. Këtë vend do ta plotësojnë Brajan Ortega dhe Diego Lopez në peshën e vogël. Ulberg merr kundërshtar të ri - ish pretendentin për titull Entoni Smit.

Dueli i fundit i Konorit ishte në vitin 2021 kur ish kampioni i dy divizioneve theu këmbën në duelin me Dastin Poarje.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR