Bundestagu gjerman e miratoi reformën për kufizimin e përbërjes në 630 deputetë
- Dhoma e Poshtme e Parlamentit gjerman, Bundestagut, sot e miratoi reformën shumë të rëndësishme zgjedhore, me të cilën zvogëlohet madhësia dhe kufizohet përbërja e këtij trupi në 630 deputetë, njofton DPA.

Berlin, 17 mars 2023 (MIA) – Dhoma e Poshtme e Parlamentit gjerman, Bundestagut, sot e miratoi reformën shumë të rëndësishme zgjedhore, me të cilën zvogëlohet madhësia dhe kufizohet përbërja e këtij trupi në 630 deputetë, njofton DPA.
Propozimi, i mbështetur nga koalicioni qeveritar qendroro-majtist i socialdemokratëve, të gjelbërve dhe demokratëve të lirë, kaloi në Dhomën e Poshtme pas një debati të ashpër.
Blloku opozitar konservator CDU/CSU, si edhe partia majtiste ekstreme e Majta (Die Linke) i kumtuan planet për kontestimin juridik të ligjit para Gjykatës Kushtetuese gjermane, duke e akuzuar qeverinë se dëshiron ta përforcojë pozitën e saj të fuqisë, tansmetoi agjencia gjermane.
Deri më tani, sistemi zgjedhor gjerman bazohej në rregullin se numri i deputetëve në Bundestag mund të rritet varësisht rezultateve zgjedhore.