• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Borell: Duhet të ndërtojmë shtet për palestinezët

Borell: Duhet të ndërtojmë shtet për palestinezët

Bruksel, 13 nëntor 2023 (MIA) - Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së kam propozuar kornizë për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez  i cili bazohet në tre "Jo" dhe tre "Po", deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Zhozep Borell pas përfundimit të takimit të sotëm të shefave të diplomacive së vendeve anëtare të Unionit.

Ai theksoi se tre "Jo" janë - "Jo" për zhvendosjen dhe dëbimin e detyrueshëm të palestinezëve nga Gaza, "Jo" për zvogëlimin e territorit të saj dhe ripushtimin izraelit dhe "Jo" për kthim të Hamasit, ndërsa tre "Po" janë - "Po" për udhëheqjen e vetme palestineze që do të ketë mbështetje të fortë ndërkombëtare, "po" për përfshirje të fuqishme arabe në gjetjen e zgjidhjes gjithëpërfshirëse për palestinezët dhe kontributin e tyre politik në krijimin e shtetit palestinez dhe "Po" për përfshirje më të madhe të KB-së në rajon dhe në ndërtimin e shtetit palestinez.

"Kjo humbje e madhe e jetës së njerëzve si izraelite ashtu edhe palestineze është dështimi i komunitetit ndërkombëtar në gjetjen e zgjidhjes për këtë situatë. Njerëzit duhet të kuptojnë se zgjidhja është në dy shtete. Nuk bëhet fjalë vetëm për rindërtimin e Gazës, atë e kemi bërë disa herë, por edhe të ndërtojmë shtet të palestinezëve", porositi Borell.

Prandaj, sipas tij, duhet të shikohet drejt së ardhmes të një skenari pas konfliktit në plan afatgjatë dhe të punohet në arritjen e zgjidhjes paqësore ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve dhe në tërë rajonin.

"Duhet të shmangim përshkallëzimin dhe zgjerimin e konfliktit në rajonet fqinje rreth Izraelit", deklaroi Borell, duke shtuar se në atë kontekst është dërguar porosi te të gjitha palët në rajon, veçanërisht për Hezbollahun në kufirin verior izraelit me Libanin.

Ai përsëriti se gjatë ditës së djeshme ishte harmonizuar deklarata e përbashkët ndërmjet të gjithë 27-të anëtarëve të BE-së me të cilin kërkohen pauza urgjente të armiqësive ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe hapje të korridoreve humanitare  për dorëzimin e ndihmës së domosdoshme të popullatës në Gaza, për të cilën është diskutuar në mbledhjen e sotme të nëntorit në Këshill.

"Një moment i ri është "urgjent".  Edhe më parë kemi pasur kërkesë në Këshillin Evropian dhe nga G7 për pauza humanitare, por këtu elementi i ri është "urgjente për shkak të gjendjes humanitare në Gaza", theksoi Borell.

Borell informoi se eurokomisari për ballafaqim me krizat Janez Lenarçiç i ka informuar ministrat për gjendjen në terren, ku, siç tha ai, ka mbi 11.000 të vdekur, nga të cilët shumica janë gra dhe fëmijë dhe mungesë të ujit, barnave dhe ushqimit.

"Ka 1.5 milionë persona të zhvendosur brenda në Gazë dhe shumë të tjerë ende lëvizin nga veriu në jug. Por, qindra mijëra ende gjenden në Gazën veriore, ku është shumë vështirë të dorëzohet ndihmë humanitare", tha Borell.

Ai theksoi se mesatarisht përmes vendkalimit kufitar Rafah në Gaza hyjnë rreth 40 kamionë në ditë që dorëzojnë ndihmë humanitare, që është shumë pak në krahasim me nga 500 kamionë në ditë aq sa kanë mbërritur në Rripin e Gazës para fillimit të luftës.

"Mjaft shqetësuese është edhe situata me spitalet, shumë prej të cilëve janë shembur ose janë në prag të kolapsit. Njëzet nga 35 spitalet e Gazës kanë pushuar së funksionuari. Ata nuk kanë karburant dhe pa karburant nuk mund të funksionojnë, të sigurojnë ujë të pastër ose energji elektrike", shtoi Borell.

Ai përkujtoi se Komisioni Evropian ndau ndihmë shtesë për Gazën, por do të jetë e kotë nëse nuk shpërndahet dhe nuk arrin tek ata që kanë nevojë. U diskutua edhe mundësia e hapjes së më shumë vendkalimeve për dërgimin e ndihmave humanitare dhe krijimit të një korridori detar, por ky, tha ai, është problem sepse nuk ka port në Rripin e Gazës ku mund të afrohet anija.

"Ne shprehëm shqetësimin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore dhe kërkuam lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe që Kryqit të Kuq t'i lejohet qasja tek ata", tha Borell.

Ai tha se duhet një rol më i madh i BE-së në rajon për të ndërprerë vazhdimin e spirales së dhunës dhe për këtë qëllim në ditët në vijim do të vizitojë Izraelin, Palestinën, Bahreinin, Arabinë Saudite, Katarin dhe Jordaninë.

Tema e dytë në të cilën është biseduar në Këshill ishte ukraina, e cila, siç potencoi Borel, mbetet lartë nëë agjendën e BE-së dhe fokusi nuk zhvendoset prej saj edhe përkundër ngjarjeve në Lindjen e Afërt.  

"E dimë se (presidenti rus, Vlladimir) Putin sërish dëshiron t'i shfrytëzojë si armë urinë dhe dimrin, të ftohtit dhe ushqimin. Qëllimisht sulmohen infrastruktura energjetike dhe eksportuese e Ukrainës, me çka nuk i shkaktohet dëm vetëm vendit, por edhe tërë botës. Prandaj duhet të vazhdojmë me mbështetje për Ukrainën. Putini beson se demokracia është e dobët dhe se do të heqim dorë, por duhet t'u tregojmë se kjo nuk do të ndodhë", theksoi Borell.

Ai përkujtoi se në suaza të mbështetjes së Ukrainës, KE-ja dha rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim të vendit në BE, ndërkaq vazhdon edhe mbështetja ushtarake për Kievin.

Borell paralajmëroi se në suaza të atij përkushtimi ndaj sigurisë nga BE-ja, në Kiev do të niset një delegacion i Unionit për të biseduar me autoritetet ukrainase për propozimet e Unionit për Mekanizmin për mbështetje të vendit, që do të prezantohet në versionin përfu ndimtar të Samitit evropian në dhjetor.

"Prioritet tjetër është formula paqësore si propozim i vetëm për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për të cilën bisedohet në nivel ndërkombëtar. Punojmë edhe në finalizimin e pakos së 12-të të masave restriktive, që do të prezantohet para Këshillit së bashku me propozimin e KE-së për rregullativën për implementim të tyre", tha Borell, duke shtuar se kjo mund të ndodhë që të mërkurën.

Ajo pako e sanksioneve, sipas tij, do të përfshijë shtim të personave të tjerë në listën e të sanksionuarve, kufizim të mallrave të caktuara, si diamantet dhe ulje e hendekut mes çmimeve të naftës.

Në kontekst të marrëdhënieve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, në takim është bërë fjalë për mbështetjen evropiane për Erevanin dhe në përforcim të sigurisë, rezistencës dhe demokracisë në vend. Nga ai aspekt është biseduar për prëforcim të misionit monitorues të BE-së në Armeni, për liberalizim të mundshëm të vizave për vendin dhe për stabilizim të shtetit.

"Porosia jonë drejt Azerbajxhanit është e qartë. Çdo shkelje e integritetit territorial të Armenisë është e papranueshme dhe do të ketë pasoja në marrëdhëniet tona", porositi Borell, duke shtuar se BE-ja do të vazhdojë me përpjekjet për arritje të marrëvehsjes paqësore mes Erevanit dhe Bakut.

pas përfundimit të konferencës për shtyp, Borell u nis në takim të shefave të diplomacive të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së, qëllimi i të cilit sipas paralajmërimeve është plotësisht të intensifikohet angazhimi i Unionit me vendet nga rajoni, me theks në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së bllokut në kontekst të sfidave gjeopolitike në fqinjësinë evropiane.

Takimet në këtë format rezultuan me Deklaratën nga Tirana të harmonizuar në Samitin BE - Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor të vitit 2022, me të cilën liderët pjesëmarrës e shprehën vendosmërinë e tyre për t'u përshpejtuar dhe thelluar angazhimi politik, përfshirë edhe përmes pjesëmarrjes së partnerëve nga Ballkani Perëndimor në ngjarje të nivelit të lartë në BE dhe përmes dialogjeve të rregullta për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.

Në takim Maqedoninë e Veriut e përfaqëson zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki. ab/sa/

Foto: ЕBS  

 

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR