• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bollat: Shpresojmë se investimet turke do të vazhdojnë të japin një kontribut të madh për ekonominë e Maqedonisë dhe të Turqisë

Bollat: Shpresojmë se investimet turke do të vazhdojnë të japin një kontribut të madh për ekonominë e Maqedonisë dhe të Turqisë

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë - Turqisë (MATTO), këtë fundjave në Stamboll realizoi takim me ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Omer Bollat.

"Jemi shumë të kënaqur që patëm mundësinë për të forcuar shtesë marrëdhëniet tregtare mes vendeve tona. Këto marrëdhënie të forta, të bazuara në relacionet historike të dy vendeve, na e bëjnë më të lehtë ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe investimeve. Në përputhje me qëllimin tonë për të rritur vëllimin e tregtisë tonë nga 875 milionë dollarë në 1 miliard dollarë në vitin 2023, u konfirmua zgjerimi i shtrirjes së Marrëveshjes tonë për tregti të lirë dhe fokusimi në tregtinë e shërbimeve si udhërrëfyes.

Ai tregoi se, përveç kësaj, projektet e ndërmarra nga kontraktorët turq në Republikën e Maqedonisë së Veriut përfshijnë investime në infrastrukturë dhe rikonstruimin e qyteteve.

“Shpresojmë që duke rritur në mënyrë të qëndrueshme investimet kontraktuale dhe investimet e tjera turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ato do të vazhdojnë të japin një kontribut të madh për ekonomitë e të dyja vendeve", tha Bollat.

Delegacioni i kryesuar nga kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademoski, e njoftoi ministrin Bollat për aktivitetet që i zhvillon MATTO. U thEKSUA se përditësimi i Marrëveshjes për Tregti të Lirë dhe studimet për zonat e lira janë ndër prioritetet kryesore dhe se konvertueshmëria e lirës turke është me përparësi të madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i shkëmbimit tregtar, sipas Ademoskit, është që të arrijë vëllimi së paku 2-3 miliardë dollarë mes dy vendeve.

Nga delegacioni i MATTO-s ishin edhe nënkryetarët e MATTO, Eser Xhevahir dhe Imer Selmai, si dhe anëtari i Bordit drejtues të MATTO-s, Akkan Mahmut. ls/ 

Foto: MATTO

 

QËNDRONI TË LIDHUR