• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Është djegur pyll i degraduar mbi manastirin në Mateç dhe barë i thatë në shtrirjen përgjatë hekurudhës në fshatrat e Kumanovës Agaqoj, Bërzak dhe Rramanli

Është djegur pyll i degraduar mbi manastirin në Mateç dhe barë i thatë në shtrirjen përgjatë hekurudhës në fshatrat e Kumanovës Agaqoj, Bërzak dhe Rramanli

Kumanovë, 26 korrik 2024 (MIA) - Barë i thatë dhe pyll i degraduar janë djegur mbi manastirin në Mateç, disa ekipe zjarrfikëse ishin ndërruar gjatë shuarjes së zjarrit në kashtë në Agaqoj, Bërzak dhe Rramanli, njoftoi sot QRMK Kumanovë.

Zjarri mbi manastirin Mateç ka shpërthyer në orën 19:30, në teren e shuanin një ekip zjarrfikës me tre zjarrfikës, të punësuar në "Pyjet kombëtare". 

"Për shkak të konfigurimit të dobët terreni është i paarritshëm për shuarje. Ulja e dukshmërisë në mbrëmje e bën edhe më të vështirë. Ekipi i NJZT Kumanovë është kthyer në njësinë e saj në ora 21:40. Një ekip i 'Pyjeve Kombëtare' ka qëndruar në shërbim gjatë natës dhe është tërhequr nga vendi i ngjarjes rreth mesnatës", njofton QRMK Kumanovë.

Гром предизвикал пожар на сува трева и шума во село Бајловце, општина Старо Нагоричане, информираа денеска од регионалниот центар за управување со кризи Куманово и од Територијалната противпо

Zjarri sipas informacioneve të fundit nuk është aktiv dhe në vend një ekip kujdestar i "Pyjeve Kombëtare", por në kumtesën e QRMK Kumanovë shtohet se nuk përjashtohet mundësia për aktivizim të sërishëm të zjarrit për shkak të temperaturave më të larta ditore. 

Njësiti Territorial i Zjarrfikësve në orën 16:00 ka evidentuar intervenime në barin e thatë të djegur nga hekurudha në pjesën ndërmjet fshatrave  Agaqoj, Bërzak dhe Rramanli. Në shuarjen e zonave të djegura gjatë ditës kanë marrë pjesë pesë ekipe zjarrfikëse, ndërsa në mbrëmje për shuarjen e zjarrit kanë punuar dy automjete me shtatë zjarrfikës, i cili është shuar plotësisht në orën 22:40. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR