Humbje e thjeshtë peshe: Një gotë ujë me një lugë fara 30 minuta para vaktit
- Në internet është gjithnjë e më popullore dieta me pije që përveç që mund të ndihmojë në humbjen e peshës, e zgjat edhe ndjesinë e ngopjes dhe parandalon konsumimin e tepruar, tëashtuquajtur "snacking", ndërsa duhet të pihet menjëherë para vaktit, transmeton portali “Kliks”. Ajo përbëhet nga një gotë ujë dhe një lugë fara. Mundë të shtohet edhe një copë limoni për shije dhe përfitime shtesë shëndetësore.
Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Në internet është gjithnjë e më popullore dieta me pije që përveç që mund të ndihmojë në humbjen e peshës, e zgjat edhe ndjesinë e ngopjes dhe parandalon konsumimin e tepruar, tëashtuquajtur "snacking", ndërsa duhet të pihet menjëherë para vaktit, transmeton portali “Kliks”. Ajo përbëhet nga një gotë ujë dhe një lugë fara. Mundë të shtohet edhe një copë limoni për shije dhe përfitime shtesë shëndetësore.
"Farat çia mund të parandalojnë urinë sepse u duhet më shumë kohë për t’u tretur në organizëm. Mund të ndihmojë në uljen e urisë dhe parandalimin e teprimit, thotë dietologia dhe nutricionistja Dr Tara Kolingvud.
Rekomandimi thotë: Pirja e një gote ujë me një lugë fara 30 minuta para vaktit.
Farat çia janë përdorur në ushqim që nga koha e Actekëve, ndërsa besohet se ishte ushqimi i luftëtarëve. Një lugë çia e shtuar në ujë parandalon ngrënien e tepërt, përmirëson tretjen dhe shëndetin e zorrëve dhe ndrydh urinë. Për shkak të fibrave, ajo ndihmon të ndiheni më të ngopur për më gjatë, gjë që redukton marrjen e ushqimit. ls/
Foto: Piksabej