• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blumberg: Erdogani planifikon t'i propozojë Zelenskit planin e tij për t'i dhënë fund luftës

Blumberg: Erdogani planifikon t'i propozojë Zelenskit planin e tij për t'i dhënë fund luftës

Ankara, 18 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan planifikon ta propozojë planin e tij për t'i dhënë fund luftës në takimin e liderëve të G-20 në Rio de Zhanejro, shkruan Blumberg, duke theksuar se Erdogani do t'i propozojë Zelenskit të pajtohet t'i anulojë të gjitha bisedat për inkuadrim në NATO për të paktën 10 vjet si lëshim për Rusinë.

Plani rus parashikon krijimin e një zone të çmilitarizuar në Donbas, ndërsa siç kupton Blumberg, Erdogan propozon të premtohet dërgesa e armëve për Ukrainën si kompensim për pranimin e mosanëtarësimit në NATO.

"Autoritetet turke pranojnë se Ukrainës do t'i vjen rëndë të pranojë një ofertë të tillë, por besojnë se kjo është qasja më reale. Do të mundohen t'i shtyjnë diskutimet për fatin afatgjatë të territoreve të pushtuara që të fokusohen së pari në sigurimin e armëpushimit stabil të zjarrit", shkruan Blumberg.

Erdogani gjoja ka informata të inteligjencës se Ukraina mund të humb më shumë territore në muajt në vijim nëse luftërat nuk ndalen, sipas burimeve anonime turke të mirëinformuara, të cilat thonë se lideri turk shpreson ta bind Zelenskin të marrë pjesë në negociatat paqësore në Stamboll. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR