• e hënë, 01 korrik 2024

Blinken të hënën do të vizitojë Izraelin

Blinken të hënën do të vizitojë Izraelin

Uashington, 7 qershor 2024 (MIA) - Departamenti i shtetit sot për mediat izraelite deklaroi se sekretari shtetëror Entoni Blinken do të vizitojë Izraelin të hënën, më 10 qershor, për të tetën herë që kur Hamasi sulmoi territorin jugor të Izraelit dhe filloi konfliktin në Gazë.

SHBA-ja dhe Izraeli e presin përgjigjen e Hamasit për marrëveshjen për armëpushim të propozuar nga Izraeli dhe lirimin e pengjeve, të publikuar nga presidenti amerikan Xhozef Bajden.

Bajden tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka marrë parasysh paralajmërimet e tij për ofensivën e madhe ushtarake të paralajmëruar të Izraelit në Rafah dhe se planet ushtarake ishin përshtatur për një operacion të synuar.

Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan Ej-Bi-Si (ABC), Bajden shpjegoi se ushtria izraelite më parë pritej të hynte në Rafah me fuqi të plotë, gjë që nuk e bëri.

Netanjahu thaë publikisht se do t'i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit për të liruar pengjet e mbajtura nga Hamasi, kujtoi Bajden. Ai tha se propozimi i armëpushimit u mbështet nga pjesa më e madhe e botës arabe. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR