• e mërkurë, 03 korrik 2024

Blinken për vizitë në Egjipt, do të bisedojë me El Sisin për ndërprerjen e luftës në Gaza

Blinken për vizitë në Egjipt, do të bisedojë me El Sisin për ndërprerjen e luftës në Gaza

Kajro, 11 janar 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken ka mbërritur në Kajro, ku do të bisedojë me presidentin egjiptian Abdel Fatah el Sisi për ndalimin e luftës në Rripin e Gazës.

Blinken dje u takua me kryetarin e administratës palestineze, Mahmud Abas në Bregun Perëndimor.

Kjo është vizita e katërt e Blinkenit në rajonin e Lindjes së Afërt nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, për shkak të parandalimit të përhapjes së konfliktit mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR