• e premte, 05 dhjetor 2025

Merc paralajmëroi se marrëveshja për tarifat mes BE-së dhe SHBA-së seriozisht do të dëmtojë ekonominë gjermane

Merc paralajmëroi se marrëveshja për tarifat mes BE-së dhe SHBA-së seriozisht do të dëmtojë ekonominë gjermane

Berlin, 28 korrik 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc paralajmëroi se kompromisi i arritur në kontestin me tarifat mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, seriozisht do të ndikojë në ekonominë gjermane, të orientuar ndaj eksportit.

"Ekonomia gjermane do të pësojë dëme të konsiderueshme nga këto tarifa", tha Merc pas takimit të Kabinetit të sigurisë në Berlin.

Megjithatë, tha ai, efektet nuk do të kufizohen vetëm në Gjermani dhe Evropë. "Do t'i shohim pasojat e kësaj politike tregtare edhe në Amerikë", shtoi ai.

Ai, siç njofton DPA, tha se do të ketë jo vetëm inflacion më të lartë, por edhe një ndërprerje të plotë të tregtisë transatlantike.

"Këto tarifa, sipas bindjes sime të fortë, nuk janë as në interes të SHBA-së. Koha do ta konfirmojë këtë", tha ai.

Sipas marrëveshjes, SHBA-ja do të vendos tarifë prej 15 për qind për shumicën e importeve nga BE-ja. Kjo do të zbatohet edhe për automobilat, gjysmëpërçuesit dhe produktet farmaceutike. Për mallra të caktuara, siç janë alumini dhe çeliku, tarifat do të mbeten në 50 për qind.

"Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat në kuptimin e 'kjo është mirë tani'", theksoi Merc. Megjithatë, "qartë se nuk mund të arrihej asgjë më shumë", shtoi ai.

Merc falënderoi Komisionin Evropian për negociatat e tij të palodhura me qeverinë amerikane.

"Personalisht, nuk prisja më shumë se këtë rezultat. Por edhe një herë: nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat, edhe pse ishte më i miri që mund të arrihej në rrethanat e dhëna", shtoi ai. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR