Izraeli në ditën e dytë lejoi ndihmë ajrore në Gazë, ndërsa po hyjnë edhe shumë kamionë
- – Në Rripin e Gazës ishte dorëzuar ndihmë humanitare nga ajri, në ditën e dytë me radhë, me çka rreth 20 paleta ushqim ishin lëshuar me parashuta në zonën e bllokuar bregdetare, njoftoi ushtria izraelite.
- Post By Fitore Curri
- 18:25, 28 korrik, 2025
Tel Aviv, 28 korrik 2025 (MIA) – Në Rripin e Gazës ishte dorëzuar ndihmë humanitare nga ajri, në ditën e dytë me radhë, me çka rreth 20 paleta ushqim ishin lëshuar me parashuta në zonën e bllokuar bregdetare, njoftoi ushtria izraelite.
Para dërgesave ajrore në rrip hynë edhe 180 kamionë me ndihmë, njoftoi COGAT, zona ushtarake izraelite për miratim dhe koordinim të transportit të ndihmës, në X.
Rreth 120 kamionë dje hynë në Gazë, që ishte për herë të parë pas më shumë muajve Izraeli të lejojë hyrje të madhe të ndihmës në Gazë.
Dorëzimi i ndihmës në rrugë ajrore ishte realizuar në bashkëpunim me Jordaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftuan Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF), dhe ishte e dedikuar për Gazën jugore dhe veriore.
“IDF do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e përgjigjes humanitare në Rripin e Gazës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, duke i hedhur poshtë akuzat e rreme për uri të qëllimshme në Gazë”, shkruan në kanalin në Telegram.
Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare u indinjua nga fotot e shumta të banorëve të Gazës që vdisnin urie dhe raportet për dhjetëra vdekje për shkak të urisë.
Dërgesat janë urgjentisht të nevojshme për popullatën civile në Gazë, për të cilën organizatat humanitare thonë se përballet me nivele të papara të urisë në pikun e ndihmës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.
Koordinatori për ndihmë urgjente të KB-së, Tom Fleçer, për Bi-Bi-Si deklaroi se “mjaft ushqim” ishte sjellë në Gazë të dielën, por shtoi se “një numër i madh i saj ishte vjedhur”.
Ndërsa mirëpriti fluksin e ri të ndihmave, ai tha se dërgesat ishin një "pikë uji në oqean" krahasuar me atë që nevojitej, duke theksuar se ditët e ardhshme ishin thelbësore për mirëqenien e banorëve të Gazës.
Agjencitë ndërkombëtare humanitare i konsiderojnë dërgesat ajrore joefikase dhe të kushtueshme për shkak të sasive relativisht të vogla të dërguara dhe situatës së pasigurt në zonë, veçanërisht krahasuar me transportimin e ndihmës me kamionë.
Gjithashtu, ekziston rrezik i njerëzve në teren që të lëndohen nga rënia e paletave. fc/
Foto: DPA