• e premte, 05 dhjetor 2025

Merc: Gjermania do të vendos urë ajrore për ndihmë në Gazë, me përkrahje të Jordanisë

Merc: Gjermania do të vendos urë ajrore për ndihmë në Gazë, me përkrahje të Jordanisë

Berlin, 28 korrik 2025 (MIA) - Gjermania planifikon të vendos urë ajrore për dërgimin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës me përkrahje të Jordanisë, deklaroi sot kancelari gjerman, Fridrih Merc.

Operacioni duhet të fillojë "menjëherë", tha ai pas takimit të Kabinetit të sigurisë në Berlin.

Merc informoi se ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ngushtë do të bashkëpunojë me Francën dhe Britaninë e Madhe, të cilat kanë shprehur gatishmëri t'i bashkangjiten përpjekjeve për transport të ushqimit dhe ndihmës.

"E dimë se kjo mund të jetë vetëm një ndihmë e vogël për popullin në Gazë. Por të paktën është një kontribut që me kënaqësi e japim", tha kancelari gjerman.

Mungesa e madhe e ushqimit dhe ujit në Gazë ka shkaktuar paralajmërime nga agjencitë e KB-së për një "uri katastrofike" dhe rrezik nga uria e drejtpërdrejtë në territorin e mbyllur palestinez.

Jordania shërben si qendër kyçe për shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gazë dhe gjatë dy ditëve të fundit ka dërguar ushqim me parashutë në këtë territor. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR