• e premte, 05 dhjetor 2025

Protestë në ishullin grek Rodos kundër arritjes së një anijeje turistike me turistë izraelitë

Protestë në ishullin grek Rodos kundër arritjes së një anijeje turistike me turistë izraelitë

Athinë, 28 korrik 2025 (MIA) - Me tension dhe me arrestimin e demonstruesve përfundoi protesta në ishullin grek Rodos, e organizuar kundër arritjes së një anijeje turistike me turistë nga Izraeli, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

"Demonstruesit brohoritën 'Liri për Palestinën' dhe mbanin pankarta me mesazhet 'Ndaloni gjenocidin'; 'Liri për Gazën' dhe fotografi të fëmijëve nga Gaza, duke shprehur mospajtimin e tyre me politikat e Izraelit.

Sipas mediave në ishull, në anijen turistike kishte rreth 650 turistë nga Izraeli, ndërsa duke marrë parasysh se protesta ishte paralajmëruar më parë, masat e sigurisë dhe prania e policisë u shtuan.

Tensione të vogla kishte kur protestuesit u përpoqën të thyenin bllokadën e policisë dhe të arrinin në port dhe në vendin ku ishte ankoruar anija turistike.

Protestë e ngjashme, kundër arritjes së turistëve izraelitë, u zhvillua të martën e kaluar edhe në Siros, ku anija turistike u largua nga porti dhe vazhdoi lundrimin e saj pa e parë ishullin turistët. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR