• e premte, 05 dhjetor 2025

Guteresh: Zgjidhja me dy shtete në Lindjen e Mesme tani më pak e besueshme se kurrë më parë

Guteresh: Zgjidhja me dy shtete në Lindjen e Mesme tani më pak e besueshme se kurrë më parë

Nju-Jork, 28 korrik 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh konsideron se procesi paqesor mes Izraelit dhe palestinezëve është afër dështimit dhe se zgjidhja me dy shtete është perspektivë më e largët se kurrë më parë.

"E vërteta është: Ne jemi në pikë kthyese", tha Guteresh në hapjen e konferencës për paqe në Lindjen e Mesme, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca.

"Zgjidhja me dy shtete është më largë se kurrë më parë", shtoi ai, duke u përqëndruar në zgjidhjen, e cila do ta pamundësonte Izraelin të ekzistojë së bashku me shtetin palestinez.

Shefi i KB-së beson se konflikti do të zgjidhej nëse ekziston vullnet politik dhe lidership i guximshëm, që sipas tij, tani nuk duket qartë.

Në konferecën nuk pritet përparim, duke marrë parasysh eskalimin e gjendjes në Lindjen e Mesme dhe faktin se Izraeli dhe aleati i tij më i afërt SHBA-ja nuk marrin pjesë në të, njoftoi DPA. bsh/

Foto: Guteresh në X

QËNDRONI TË LIDHUR