• e diel, 12 maj 2024

Blinken i ka bërë thirrje Hamasit të dakordohet për armëpushim për të ndihmuar njerëzit në Gazë

Blinken i ka bërë thirrje Hamasit të dakordohet për armëpushim për të ndihmuar njerëzit në Gazë

Uashington, 2 maj 2024 (MIA) - Diplomati më i lartë amerikan Antoni Blinken i ka bërë thirrje Hamasit që ta pranojë planin për armëpushim në Gazë edhe krahas paralajmërimeve të Izraelit se ushtria do të vazhdojë të luftojë grupin palestinez pas çdo armëpushimi.

Ndërmjetësuesit propozuan një marrëveshje armëpushimi, që do të ndalte luftimet për 40 ditë dhe do të këmbeheshin pengjët.

Hamasi kumtoi se do t'i përgjigjet "në periudhë shumë të shkurtër" propozimit.

Ai më vonë shtoi: "Nëse Hamasi në të vërtetë pretendon se kujdeset për popullin palestinez dhe dëshiron të shohë lehtësim të menjëhershëm për vuajtjet e tyre, duhet ta pranojë atë marrëveshje". rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR