• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 315 persona kanë vdekur në përmbytjet në Afganistan, më shumë se 1600 të lënduar

Të paktën 315 persona kanë vdekur në përmbytjet në Afganistan, më shumë se 1600 të lënduar

 Kabul, 12 maj 2024 (MIA) - Të paktën 315 persona e kanë humbur jetën nga vërshimet e menjëhershme që kanë prekur disa provinca në Afganistan, ndërsa shumë prej tyre janë ende të zhdukur, kumtoi sot Ministria afgane për refugjatë. Mbi 1300 persona janë lënduar. 

Autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme pasi reshjet e dendura të shiut të premten shkaktuan përmbytje që përfshinë fshatra dhe toka bujqësore në disa provinca.

Në vazhdim është një operacion për kërkim dhe shpetim. Provinca veriore Baglan është një nga më të goditurat, me më shumë se 300 të vdekur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara ose të dëmtuara.

Forcat ajrore kumtuan se evakuimi ka filluar pas përmirësimit të kushteve të motit, duke shtuar se më shumë se 100 persona të lënduar janë dërguar në spitale. Ka nisur edhe shpërndarja e ushqimeve dhe barnave për popullsinë në zonat e prekura nga përmbytjet.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh shprehu solidaritet me popullin e Afganistanit dhe shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave, deklaroi zëdhënësi i tij, Stefan Duzhariq. Ai deklaroi se OKB-ja bashkëpunon me autoritetet lokale për të ofruar ndihmë. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR