Një person e humbi jetën, ndërsa disa dhjetëra u lënduan nga sulmi ndaj një ndërtese në Rusinë jugore
- Në sulmin me armë të rëndë ndaj një blloku banesor në qytetin Bellgorod në rajonin jugor kufitar të Rusisë, jetën e ka humbur një person, publikuan sot mediumet dhe personat zyrtarë, njoftoi DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 14:55, 12 maj, 2024

Moskë, 12 maj 2024 (MIA) - Në sulmin me armë të rëndë ndaj një blloku banesor në qytetin Bellgorod në rajonin jugor kufitar të Rusisë, jetën e ka humbur një person, publikuan sot mediumet dhe personat zyrtarë, njoftoi DPA.
Sipas informatave të para të hetuesve rusë, jetën e ka humbur një grua, ndërsa 29 persona janë lënduar.
Guvernatori rajonal, Vjaçesllav Gladkov e akuzoi ushtrinë ukrainase për "granatimin masiv". bsh/
Foto: Printskrin