Aksident i rëndë i komunikacionit në Indonezi, jetën kanë humbur 11 persona
- Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën, kryesisht nxënës, në fatkeqësinë e rëndë me autobus shkollor në Indonezi, njoftojnë mediumet amerikane.
- Post By Besnik Shuki
- 13:58, 12 maj, 2024
Xhakartë, 12 maj 2024 (MIA) - Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën, kryesisht nxënës, në fatkeqësinë e rëndë me autobus shkollor në Indonezi, njoftojnë mediumet amerikane.
Sipas raporteve, autobusit i janë prishur frenat, pas çka ka goditur disa automobilë dhe motoçikleta, para se të përplaset në një shtyllë dhe të rrokulliset.
Autobusi me 61 nxënës dhe profesorë është kthyer në shkollën e mesme në Depok në afërsi të kryeqytetit Xhakarta, nga qyteti turistik Bandung vonë mbrëmë pas fesitmit të diplomimit, deklaroi zëdhënësi i policisë në Javën perëndimore, Zhil Abraham Abast.
Nëntë persona kanë humbur jetën në vendin e fatkeqësisë, ndërsa dy të tjerë më vonë në spital, mes të cilëve edhe një profesor dhe shoferi i autoibusit, tha Abast. Edhe 53 persona janë hospializuar me lëndime, mes të cilëve disa në gjendje kritike. bsh/
Foto: EPA