• e mërkurë, 24 korrik 2024

Bisedë telefonike Ostin - Umerov

Bisedë telefonike Ostin - Umerov

Uashington, 24 korrik 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, në një bisedë telefonike me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, konfirmoi mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën, njoftoi Pentagoni.

"Gjatë bisedës telefonike, ministri konfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Ukrainën në lidhje me agresionin rus", deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Pentagonit, Pet Rajder.

Umerov theksoi se me Ostin kanë biseduar edhe për zhvillimet e fundit në vijën e frontit dhe nevojat e menjëhershme ushtarake të Ukrainës.

Kjo ishte biseda e parë mes dy ministrave të mbrojtjes që kur presidenti amerikan Xho Bajden njoftoi se do të tërhiqej nga gara presidenciale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR