BE-ja prezanton pakon e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë
- Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian sot ranë dakord për të futur pakon e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi presidenca belge e BE-së në platformën X (Tuiter).
Bruksel, 20 qershor 2024 (MIA) - Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian sot ranë dakord për të futur pakon e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi presidenca belge e BE-së në platformën X (Tuiter).
Në kumtesë thuhet se pakoja e re e sanksioneve është rënë dakord për shkak të "agresionit rus kundër Ukrainës".
Kjo pako, siç thuhet, paraqet masa të reja që forcon ndikimin e sanksioneve ekzistuese duke mbyllur "boshllëqet" në anashkalimin e sanksioneve. qa/